Google ndryshon logon e Android

Së bashku me ribrandimin, Google zbuloi edhe disa funksionalitete të reja siç është mini-aplikacioni At a Glance Google Assistant, përmirësime të aplikacionit Lookout dhe thirrjet Zoom në Android Auto.

Android 14 po i afrohet debutimit dhe Google ka vendosur që përpara lançimit publik të versionit të ardhshëm madhor të sistemit operativ mobil, të zbulojë logon e rifreskuar të Android.

Përmes një postimi në blog, drejtori i menaxhimit të markës konsumatorë pranë Android Jason Fournier tha se logoja e re është po aq dinamike sa vetë Android.

Së bashku me ribrandimin, Google zbuloi edhe disa funksionalitete të reja siç është mini-aplikacioni At a Glance Google Assistant, përmirësime të aplikacionit Lookout dhe thirrjet Zoom në Android Auto.

Rifreskimi i At a Glance ofron informacione rreth eventeve, udhëtimeve dhe motit lokal. Google gjithashtu ka përditësuar Wallet për ta bërë më të lehtë ngarkimin e fjalëkalimeve me barkode dhe kode QR.

Aplikacionit Lookout ofron përshkrime për njerëzit me probleme me shikimin ose të verbërit dhe është i aftë të përshkruajë skena në mënyrë të inteligjente.

Mbështetja Android Auto bën të mundur ti bashkoheni thirrjeve Zoom dhe Webex vetëm me audio.

Ndërkaq logoja Android do të fillojë të duket ndryshe. Do të jetë më e përafërt me logon e Google ndërsa Android tashmë fillon me gërme kapitale. Roboti do të marrë një pamje 3D me variacione ngjyrash.

Më 4 Tetor pritet që kompania të prezantojë modelet e reja Pixel dhe deri atëherë mendojmë që Android 14 duhet të ketë debutuar.