Google paralajmëron mbështetjen e mesazheve RCS nga Apple në Vjeshtë

Informacioni është hequr tashmë nga uebsajti por ende gjendet në kodin e faqes.

Google shfaqi një seksion në faqen e re të Google Messages duke pretenduar se Apple është gati të ofrojë mbështetjen për mesazhet RCS në iMessage për iPhone në Vjeshtë.

Siç duket Apple është përgatitur të ofrojë mbështetjen për RCS me debutimin e iOS 18.

Faqja kishte detajet lidhur me përfitimet e RCS. Në një prej seksioneve përmendte “mbërritjen së shpejti në iOS” me një titull “komunikim më i mirë për të gjithë.”

Informacioni është hequr tashmë nga uebsajti por ende gjendet në kodin e faqes.

“Apple ka njoftuar se do të adoptojë RCS në Vjeshtën e 2024. Kur të ndodhë, do të thotë eksperiencë më e mirë komunikimi për të gjithë,” shkruhej në përshkrim.

Në Nëntor të vitit të kaluar Apple konfirmoi se është duke punuar për të sjellë mbështetjen për RCS. Asokohe kompania nuk dha një afat por premtoi ta bënte realitet “vitin e ardhshëm.”

Prej kohësh Google ka ngacmuar Apple duke i kërkuar lançimin e RCS për iMessage. Elementet vizualë të mesazheve që vinin nga Android (RCS) flluska jeshile ndërsa për mesazhet brenda ekosistemit të iMessage ishin flluska blu.

Sipas Google afro 1 miliardë njerëz përdorin RCS çdo muaj.