Google përmirëson videot e krijuara përmes AI në aplikacionin Google Photos

Edhe pse aplikacioni nganjëherë mund të bëjë zgjedhje të gabuara për videot që krijon, mbetet një përditësim i rëndësishëm. Mjafton të kërkoni për përmbajtjet që dëshironi sipas njerëzve, vendeve dhe aktiviteve.

E keni parasysh atë funksionalitetin në Apple Photos dhe Google Photos ku në mënyrë rastësore gjenerojnë video në formatin e një slideshow që nganjëherë përmban disa prej fotove më të këqija?

Google tha se së shpejti do të mund ti kërkoni Google Photos që i bëjë për ju. Kompania do të lançojë një përditësim përmes të cilit mund të përzgjidhni parametrat për videot që dëshironi në vend që të prisni që vetë aplikacioni ti bëjë.

Edhe pse aplikacioni nganjëherë mund të bëjë zgjedhje të gabuara për videot që krijon, mbetet një përditësim i rëndësishëm. Mjafton të kërkoni për përmbajtjet që dëshironi sipas njerëzve, vendeve dhe aktiviteteve.

Më pas aplikacioni përzgjedh fotot që mendon se përshtaten, vendos një muzikë dhe sinkronizon çdo gjë për ju. Sapo videoja të jetë përfunduar, Google më pas pret klipet, i rënditet apo ndryshon muzikën për të prodhuar diçka më të bukur.

Më përpara këto video mund të krijoheshin vetëm duke kërkuar dhe zgjedhur manualisht përmbajtjet që dëshironit ndërsa opsioni i ri ngjan më tepër me një rrugë të mesme. Google do të lançojë veçoritë e reja me kalimin e kohës dhe jo në të njëjtën kohë.