Google shet biznesin e regjistrimit të domaineve

Sipas marrëveshjes së blerjes, Squarespace tha se do të mbante në fuqi çmimet ekzistuese për konsumatorët të paktën për 12 muaj pasi marrëveshja të jetë përfunduar.

Google Domains ishte një mënyrë e lehtë për të nisur ndërtimin e një uebsajti që nuk u bë kurrë e disponueshme në Shqipëri përpara se kompania të njoftonte javën e kaluar largimin nga ky biznes.

Ditën e Premte Squarespace njoftoi se do të blinte 10 milionë domaine nga gjiganti i kërkimit. Kompania pret që transaksioni të mbyllet në tre mujorin e tretë të 2023.

Sipas marrëveshjes së blerjes, Squarespace tha se do të mbante në fuqi çmimet ekzistuese për konsumatorët të paktën për 12 muaj pasi marrëveshja të jetë përfunduar.

Kompania pretendon se do të përdorë infrastrukturën e Google për të bërë të mundur transferimin e lehtë dhe të shpejtë të domaineve.

Sapo çdo gjë të jetë finalizuar, Squarespace do të bëhet partneri ekskluziv për këdo që kërkon të blejë një domain krahas domainit të tyre në Google Workspace.

Squarespace është një emër i njohur në hapësirën e uebsajteve dhe domaineve dhe nuk përbën aspak çudi blerja më e fundit. Ajo që surprizoi të gjithë ishte shitja e biznesit nga Google.