Google pretendon se Gemini 1.5 Flash ofron përmirësime të ndjeshme në cilësi dhe vonesa përgjigje, ndërsa gjiganti i kërkimit thotë se veçanërisht shkëlqen në arsyetim dhe kuptim të imazhit.
Në përpjekje për të mbajtur ritmin e rivalëve AI si Anthropic dhe OpenAI, Google lançoi përditësimet e fundit për versionin pa pagesë të Gemini.
Përditësimet kanë për qëllim të rrisin performancën e platformës por edhe ta bëjnë më gjerësisht të disponueshëm.
Duke filluar nga dita e Enjte, Gemini 1.5 Flash, një model multi-modal i lehtë i Google lançuar në muajin Maj, do të jetë i disponueshëm në ueb dhe aplikacionet mobile në 40 gjuhë të ndryshme në 230 vende të botës.
Google pretendon se Gemini 1.5 Flash ofron përmirësime të ndjeshme në cilësi dhe vonesa përgjigje, ndërsa gjiganti i kërkimit thotë se veçanërisht shkëlqen në arsyetim dhe kuptim të imazhit.
Kur e prezantoi për herë të parë Google tha se modeli Gemini 1.5 Flash ishte një version më efikas i Gemini 1.5 Pro. Përtej modeli të ri bazë, Google thotë se dritarja e kontekstit të Gemini është rritur në 32 mijë tokenë ose rreth 24 mijë fjalë apo 48 faqe teksti.
Me kontekstin Google nënkupton inputin që një model mund të analizojë përpara se të gjenerojë një përgjigje. Gjithashtu opsionin për të ngarkuar të dhëna në Gemini më përpara ofrohej vetëm për përdoruesit me pagesë të Gemini Advanced për 20 dollarë në muaj.
Por Google thotë se do ta aktivizojë për të gjithë përdoruesit e Gemini jo vetëm lokalisht por edhe nga Google Drive. Së fundi në përpjekje për të adresuar halucinacionet e modelit, Google është duke testuar vendosjen e lidhjes së burimit të informacionit në përgjigjet që jep chatboti.
Së fundi aplikacioni mobil i Gemini do të jetë i disponueshëm në më shumë rajone dhe vende të botës ndërsa mosha fillestare e përdoruesve duhet të jetë të paktën 13-vjeç.








