Google vendos limit për numrin e skedarëve që mund të keni në Drive

Google tha se limiti është vendosur për të parandaluar abuzimet që mund të dëmtojmë sigurinë dhe stabilitetin e Drive.

Mbase nuk duhet të përdorni Google Drive për kopjet të mëdha rezervë sistemesh ose për transferime me numër të madh të dhënash.

Google në fshehtë ka aplikuar një limit krijimi të dhënash për 5 milionë skedarë në muajin Shkurt raportoi Ars Technica.

Një përdorues i Reddit zbuloi se llogaritë personale Google One dhe biznes Google Workspace shfaqin një mesazh gabimi nëse përdoruesit përpiqen të ngarkojnë të dhënash që kapërcejnë limitin.

Google tha se limiti është vendosur për të parandaluar abuzimet që mund të dëmtojmë sigurinë dhe stabilitetin e Drive.

Problemi më i madh është se mund të arrini limitin përpara se tu mbarohet hapësira për të cilën paguani. Përdoruesit Ra13 në Reddit thoshte se një përdorues me llogari 2TB mund të përballet me një dilemë të vërtetë nëse madhësia mesatare e një skedari është 400KB ose më pak.

Vetë Google nuk e ka pranuar publikisht limitin e as nuk përmendet në faqet e produktit apo mbështetjes.

Por një përfaqësues i kompanisë konfirmoi ekzistencën e limitit për Ars Technica. Gjithashtu nuk ka një numërues që ju tregon përdoruesve sesa skedarë duhen fshirë për të krijuar më shumë hapësirë.