Google zbulon aplikacionet dhe lojërat e vitit në Play Store

Google ishte kompania e radhës që zbuloi aplikacionet dhe lojërat më të mira të 2022. Shfaqja vjetore zbulon titujt më të spikatur në Play Store për telefonët, tabletët, orët inteligjente dhe Chromebook të çdo zhanri.

Çmimet janë votuar nga ekipi editorial i Google Play ndërsa është edhe një listë bazuar në zgjedhjen e përdoruesit. Fituesit e mëdhenj të 2022 janë aplikacioni inteligjencës artificiale Dream dhe rrjeti social i ri BeReal ndërsa Apex Legends Mobile u shpall loja më e mirë.

Aplikacionet përzgjidhen për të reflektuar atë çfarë ka qenë më popullore gjatë vitit. Tek zgjedhja e përdoruesit ra në sy aplikacioni BeReal, që Apple gjithashtu e shpalli aplikacionin më të mirë të iOS për 2022.

Mëposhtë kemi një listë të plotë të aplikacioneve dhe lojërave më të mira në 2022

Fituesit e mëdhenj

Aplikacioni më i mirë: Dream by Wombo
Loja më e mirë: Apex Legends Mobile

Zgjedhja e Përdoruesit

Aplikacioni: BeReal
Loja: Apex Legends Mobile

Aplikacionet më të mira të Play Store në 2022

Aplikacioni më i mirë argëtues: PetStar
Aplikacioni më i mirë personal: Breathwrk
Aplikacioni më i mirë ditor: Plant Parent
Gurë të çmuar: Recover Athletics
Aplikacioni më i mirë për të mirën: The Stigma App
Aplikacioni më i mirë për WearOS: Todoist
Aplikacioni më i mirë për tabletët: Pocket
Aplikacioni më i mirë për Chromebook: BandLab

Lojërat më të mira të Play Store në 2022

Loja më e mirë MultiPlayer: Dislyte
Loja më e mirë e shpejtë: Angry Birds Journey
Loja më e mirë Indie: Dicey Dungeons
Historia më e mirë e lojës: Papers, Please
Loja më e mirë me vazhdimësi: Genshin Impact
Loja më e mirë në Play Pass: Very Little Nightmares
Loja më e mirë për tabletët: Tower of Fantasy
Loja më e mirë për Chromebook: Roblox

Krahas aplikacioneve dhe lojërave më të mira të vitit në Play Store, Google ndau informacione edhe për librat dhe audio librat më të shitur.

Librat më të shitur në Play Store në 2022

Fire & Blood by George RR Martin
It Ends With Us by Colleen Hoover
Fairy Tale by Stephen King
I’m Glad My Mom Died by Jeanette McCurdy
A Court of Thorns and Roses by Sara J. Maas

Audio-librat më të shitur në Play Store në 2022

I’m Glad My Mom Died by Jeanette McCurdy
Fairy Tale by Stephen King
Fire & Blood by George RR Martin
Atomic Habits by James Clear
It Ends With Us by Colleen Hoover

Inteligjenca artificiale ka qenë një prej trendeve më të nxehta të 2022 dhe nuk është surprizë të shohim Google që nderon një aplikacion të kësaj kategorie me Dream që ka grumbulluar mbi 10 milionë shkarkime deri më sot. /PCWorld Albanian