Guterres i OKB: Duhet moral edhe për të shitur naftë dhe gaz

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në një fjalim dha një mesazh për kompanitë e naftës dhe gazit si dhe bëri një thirrje ndaj gjithë qeverive.

Guterres thotë se këto kompani po shfrytëzojnë situatën e krizës energjitike për të bërë fitime kolosale e se kjo nuk është e moralshme.

“Është imorale për kompanitë e naftës dhe gazit që po arrijnë fitime kolosale në këtë krizë energjitike, në kurriz të njerëzve të varfër, komunitetit dhe dëmeve të klimës. Fitimet nga ky biznes shkojnë për çerekun e parë të vitit të 100 miliardë dollarë në SHBA. Unë u sugjeroj qeverive t`i taksojnë për këto fitime dhe me paratë e taksave të subvencionojnë familjet e varfra”, tha Guterres.

Çmimet e naftës dhe gazit kanë pësuar rritje të ndjeshme në gjithë botën, sidomos pas luftës në Ukrainë.