Hakohet uebsajti shumë popullor për gjurmimin e çmimit të kriptomonedhave

CoinMarketCap është një filial i Binance dhe siguroi përdoruesit se hakerët nuk kishin akses në fjalëkalimet e tyre.

CoinMarketCap, një uebsajt për gjurmimin e vlerës së kriptomonedhave, raportohet se ka rënë pre e një sulmi kibernetike dhe ekspozuar adresat e-mail të 3.1 milionë përdoruesve.

Informacioni erdhi në dritë pasi e-mailet ishin publikuar në forume të ndryshme hakimi dhe shitur online madje. Uebsajti Have I Been Pwned tashmë ka integruar në databazë e-mailet e hakuara dhe përdoruesit mund të kontrollojnë nëse i tyre bën pjesë në këtë sulm.

CoinMarketCap është një filial i Binance dhe siguroi përdoruesit se hakerët nuk kishin akses në fjalëkalimet e tyre.

Ende kompania nuk ka zbuluar shkakun e sulmit. “Duke qenë se fjalëkalimet nuk janë tek të dhënat e ekspozuara, besojmë se janë marrë nga një platformë tjetër ku përdoruesit mund të kenë ripëdorur fjalëkalimet,” tha CoinMarketCap.

Një hakim i fundit në industrinë e kriptomonedhave preku Coinbase, një prej bursave më në zë me 6 mijë llogari të kompromentuara.

Sulmi i sofistikuar vinte nga një problem sigurie në verifikimin me shumë faktorë. /PCWorld