Herolind Shala transferohet te pesë herë kampioni norvegjez

Herolind Shala është bërë me skuadër të re.

Pas largimit nga IF Star, Herolind Shala është transferuar te një skuadër edhe më e madhe.

Mesfushori kosovar është transferuar te klubi norvegjez, Valerenga, përcjell lajmi.net.

Drejtori sportiv i Valerengas, Jorgen Ingebrigtsen ka thënë se janë shumë të lumtur që e kanë fituar garën për Shalën.

“Herolindi është një futbollist shumë i shkathët i cili luan në disa pozita. Jemi shumë të lumtur që pas një kohe të gjatë negociatash kemi arritur ta bindim të nënshkruajë me ne”.

Ndërkohë edhe Shala është shprehur shumë i lumtur që do të luaj në një klub të madh si Valerenga.

“Valerenga është një klub i madh që ka ambicie të mëdha. Unë kam ardhur këtu sepse besoj se mund të fitojmë diçka dhe ky është qëllimi im”, përfundoi Shala.