HP Spectre Fold është laptopi 17-inç më i hollë në botë i palosshëm

Por çfarë ofron Spectre Fold ndryshe nga ThinkPad apo ZenBook?

Përgjatë viteve të fundit, kompanitë në industrinë e kompjuterëve kanë ecur me ritme të ngadalta kur bëhet fjalë për adoptimin e formatit të ekraneve me palosje i cili ka gjetur terren në industrinë mobile.

Disa kompani kanë tentuar si Lenovo me Thinkpad dhe Asus me Zenbook ndërsa më i fundit është HP.

Kompania prezantoi HP Spectre Fold, një laptop Windows me ekran 17-inç OLED që paloset në gjysmë. Kompania pretendon se Spectre Fold është kompjuteri më i hollë në botë 17-inç i palosshëm. Konkurrenca nuk është aq e egër në këtë segment ndërsa ka pas pajisja të tilla 17-inç të palosshme, ndërsa Spectre Fold peshon rreth 1.3 kilogram.

E nëse po mendoni të blini një gjë të tillë, mendohuni mirë sepse kushton 5 mijë dollarë. Është një laptopëve më të kushtueshëm shitur ndonjëherë, me kosto shumë më të lartë sesa modelet e tjera në këtë kategori.

Thinkpad X1 Fold kushton 2500 dollarë dhe Zenbook Fold 3500 dollarë. Fakti që HP kërkon kaq shumë para të bën të mendosh se Spectre Fold është i veçantë.

Duke qenë se i përket familjes Spectre, gjëja e parë që na vjen në mendje është formati i një laptop që kur paloset kthehet në tablet dhe i lidhur me një tastierë bëhet laptop. HP thotë se duke e palosur në kënd 90 gradë, shndërrohet në një laptop me ekran 12.3-inç ku tastiera shfaqet në pjesën e poshtme të ekranit.

 

Por çfarë ofron Spectre Fold ndryshe nga ThinkPad apo ZenBook? HP thotë se është kompjuteri i parë me ekran me palosje që ka funksionalitete AI për sigurinë, mirëqenien dhe kontrollin e gjesteve. Kompania vijon më tutje duke thënë se ofron një eksperiencë të personalizuar i fokusuar tek përdoruesi, ka përkujtues të kohës që shpenzoni përpara ekranit dhe kontrolle pa prekje.

Asnjë prej këtyre nuk është diçka e padëgjuar. Spectre Fold do të përmbajë një procesor Core i7-1250U me 16GB RAM dhe 1TB hapësirë. Paneli 3:4 është OLED me rezolucion 1920×2560.

Thinkpad X1 Fold dhe Zenbook Fold ishte dy pajisje që impresionuan megjithatë ishte e vështirë të rekomandoheshin për shkak të çmimit dhe problemeve që shfaqën e madje konsideroheshin një luks. X1 Fold origjinal kishte jetëgjatësi të tmerrshme baterie dhe tastiera ishte aq e vogël saqë shkrimi në të ishte diçka e padurueshme. Zenbook dukej një produkt më i plotësuar me ekranin 17-inç por vuante nga probleme të softueri ndërsa desktop shpeshherë dështonte të ndryshonte format kur përdorej në orientimin e një laptopi.