Huawei lançon Mate 60 Pro+, smartfonin që sfidon sanksionet Amerikane

Pa asnjë fushatë reklamimi, kompania lançoi Mate 60 Pro javën e kaluar ndërsa tha se do të ishte në dyqane nga data 9 Tetor.

Kompania Kineze Huawei filloi shitjen e Mate 60 Pro+  ditën e Premte duke shtuar një version të ri tek seritë të cilët morën vëmendjen botërore pasi suksesi i firmës teknologjike po sfidon sanksionet Amerikane.

Pa asnjë fushatë reklamimi, kompania lançoi Mate 60 Pro javën e kaluar ndërsa tha se do të ishte në dyqane nga data 9 Tetor. Ajo që i jep një rëndësi të veçantë kësaj serie smartfonësh është jo vetëm komunikimi satelitor (deri në dy satelitë në të njëjtën kohë) por edhe prania e çipi Kirin 9000s.

Ky çip është ndërtuar nga kompania Kineze Semiconductor Manufacturing International Corp, një zbulimi i cili shihet se arritje e madhe për Huawei.

Që prej 2019-ës kompanisë ju kufizua aksesi në mjetet dhe teknologjitë e fundit për ndërtimin e pajisjeve të saj nga sanksionet Amerikane. Si rezultat kompania e ka pasur të pamundur të prodhojë telefonë 5G.

Testimet e kryera me modelet e fundit Mate 60 zbuluan se pajisjet ishin të afta të tejkalonin shpejtësinë e shkarkimit të disa prej telefonëve 5G më të kushtueshëm.

Po ditën e Premte kompania lançoi edhe Huawei Mate X5, një version i ri i telefonit me ekran me palosje.