Hulumtuesit nuk besojnë pretendimet e Musk për llogaritë e rreme në Twitter

BERLIN, GERMANY DECEMBER 01: SpaceX owner and Tesla CEO Elon Musk poses on the red carpet of the Axel Springer Award 2020 on December 01, 2020 in Berlin, Germany. (Photo by Britta Pedersen-Pool/Getty Images)

Në Tetor një gjykatë në Delware do të vendosë nëse Musk duhet ta blejë ose jo Twitter. Në Korrik Musk ishte shprehur se nuk është më i interesuar për blerjen e kompanisë.
Argumentet e ekipit ligjor të Elon Musk që pretendon se numri i botëve në Twitter është më i lartë sesa thotë kompania dhe që është justifikimi kryesor i Musk për tu larguar nga marrëveshja, janë vënë në dyshim nga ekspertë lider për zbulimin e botëve.

Botometer, një mjet online që gjurmon llogaritë spam dhe të rreme, është përdorur nga Musk si kundërpadi ndaj Twitter në gjykatë.

Duke përdorur këtë mjet, ekipi i Musk arriti në përfundimin se 33% e llogarive të platformës së medias sociale ishin ose të rreme ose spam.

Megjithatë krijuesit i Botometer, Kaicheng Yang, tha se kjo statistikë nuk tregon asgjë. Ai hodhi dyshime mbi metodologjinë e përdorur nga ekipi i Musk dhe se ai nuk ishte vënë në dijeni përpara përdorimit të mjetit.

Musk ky hyrë në një kurse përplasje në gjykatë me rrjetin social Twitter pas përpjekjeve të tij për tu larguar nga marrëveshja 44 miliardë dollarëshe.

Në Tetor një gjykatë në Delware do të vendosë nëse Musk duhet ta blejë ose jo Twitter. Në Korrik Musk ishte shprehur se nuk është më i interesuar për blerjen e kompanisë.

Që atëherë ai ka përdorur argumentin e llogarive të rreme si justifikim për tu larguar nga marrëveshja. Në kundërpadinë tij, ai pretendon se 1/3 e llogarive të Twitter janë të rreme ndërsa 10% e përdoruesve ditorë janë botë.

Twitter përllogarit se 5% e përdoruesve aktivë në ditë janë llogari robotike.

Botometer është një mjet që përdor disa inditikatorë si koha dhe frekuenca e postimeve, për të krijuar një pikësim “bot”.

Një pikësim zero, do të thotë se llogaria në Twitter me shumë gjasa nuk është një botë ndërsa një pikësim 5 sugjeron të se nuk është përdorues.
Hulumtuesit thonë se mjeti nuk jep një përgjigje përfundimtare nëse është bot apo jo, thjeshtë jep sugjerime. Yang tha se në kundërpadinë e tij Musk nuk specifikon sa ka qenë numri i llogarive të testuara.

Hulumtuesit pas Botometer thonë se janë përpjekur në të kaluarën për të llogaritur numrin e llogarive të rreme në Twitter. Në 2017-ën akademikët pas mjetit publikuan një studim që thoshte se numri i llogarive të rreme është mes 9 deri në 15%. Por raporti ishte bazuar në të dhëna të kufizuara dhe vetëm Twitter ka numrin e saktë duke qenë se ata që vlerësojnë llogaritë janë njerëz.

Twitter përdor të dhëna private ndryshe nga të dhënat publike që shfrytëzohen nga këto mjete. Kur bëhet fjalë për Botometer, të dhënat janë tmerrësisht të kufizuara. /CIO