Hulumtuesit zhvillojnë një ekran OLED që zgjerohet në dyfishin e madhësisë së tij

Figura e paraqitur ka qartësi të nivelit të lartë dhe ka mjaftueshëm ndriçim saqë substanca humbet gjithë transparencën e saj në hapësirën ku shfaqet imazhi.

Shkencëtarët nga Universiteti i Chikagos kanë zhvilluar një ekran prototip OLED që mund të përkulet, zgjerohet, përdridhet dhe paloset më mirë se çdo ekran fleksibël që kemi parë deri më sot.

Hulumtuesit pretendojnë se ekranit mund të zgjerohet në dyfishin e madhësisë së tij pa kompromentuar aspak jetëgjatësinë.

Materiali duke si një gomë transparence që mund të vendoset në një varëse çelësash. Kur aplikohet rrymë mbi të, një imazh ose dizajn shfaqet mbi të.

Figura e paraqitur ka qartësi të nivelit të lartë dhe ka mjaftueshëm ndriçim saqë substanca humbet gjithë transparencën e saj në hapësirën ku shfaqet imazhi.

Aktualisht prototip është minimal në madhësi dhe mund të shfaqë vetëm dy ngjyra, jeshile dhe të bardhë. Hapi i radhës i ekipit është të rrisë gamë e ngjyrave.

Gjithashtu efikasiteti i ekranit është në një nivel me ato OLED. Inxhinierët besojnë se teknologjia mund të përdoret përtej smartfonëve me ekrane me palosje. Ato mund të aplikohet në veshje inteligjence, instrumente mjekësore apo monitorë të implantueshëm për të ekzaminuar aktivitetin dhe sëmundjet e trurit.