I shkarkuar tre ditë më parë nga OpenAI, ish-CEO Sam Altman i bashkohet Microsoft

Altman ka qenë në negociata për tu rikthyer si CEO i OpenAI, por bordi prej katër personash kishte refuzuar të tërhiqej nga vendimi.

Microsoft ka vendosur të punësojë ish-CEO se OpenAI Sam Altman dhe bashkëthemeluesin Greg Brockman. Altman u shkarkua ditën e Premte nga OpenAI pasi bordi tha se nuk ka më besim në aftësinë e tij për të udhëhequr OpenAI.

Pas një fundjave negociata për të rikthyer potencialisht Altman në OpenAI, CEO i Microsoft Satya Nadella njoftoi se Sam Altman dhe Greg Brockman do ti bashkohen ekipi të ri kërkimor të Microsoft.

“Jemi të emocionuar të ndajmë lajmin se Sam Altman dhe Greg Brockman, së bashku me kolegët, do ti bashkohen Microsoft për të udhëhequr një ekip të ri kërkimor të AI,” tha Nadella.

Përmes një postimi në X, Altman tha se do ti bashkohej Microsoft duke cituar Nadella me fjalët “mision vazhdon.” Nadella ju përgjigj me fjalët: “Ne kemi mësuar shumë gjatë viteve se si t’u japim themeluesve dhe novatorëve hapësirë për të ndërtuar identitete dhe kultura të pavarura brenda Microsoft, duke përfshirë GitHub, Mojang Studios dhe LinkedIn, dhe mezi pres që ju të bëni të njëjtën gjë.”

Punësimi i Altman nga Microsoft erdhi vetëm pak orë pasi negociatat për rikthimin e tij në OpenAI dështuan. Kështu ish-CEO i Twitch Emmet Shear u caktua si ekzekutiv i përkohshëm. Ai do të marrë rolin nga Mira Murati e cila u vendos si CEO e përkohshme pas shkarkimit të papritur të Altman.

Altman ka qenë në negociata për tu rikthyer si CEO i OpenAI, por bordi prej katër personash kishte refuzuar të tërhiqej nga vendimi.

Microsoft tashmë ka formuar një ekip kërkimor të AI së avancuar që do të përfshijë Altman dhe Brockman. Ky ekip u formua vetëm një javë pasi Microsoft njoftoi ndërtimin e çipeve të saj AI që do të përdoren për trajnimin e modeleve të mëdha të inteligjencës artificiale duke shmangur kështu varësinë ndaj Nvidia.

Microsoft ka ende një “investim shumë miliardë dollarësh” në OpenAI, që përflitet se vlen rreth 10 miliardë dollarë. Microsoft është partneri ekskluziv cloud i OpenAI, dhe shërbimet cloud të Microsoft-it fuqizojnë të gjitha proceset e OpenAI nëpër produkte, shërbimet API dhe kërkimet.