Immobile mund të përfundojë në Arabinë Saudite

Sulmuesi 33-vjeçar, Ciro Immobile, është një prej lojtarëve më të vlerësuar në futbollin italian.

Ai e ka fituar epitetin e golashënuesit më të mirë në Serie A katër herë në karrierën e tij, ndërsa ka realizuar 198 gola në 337 ndeshje në elitën italiane.

Dhe paraqitjet e tij të mira kanë bërë që të ketë interesim nga skuadra të Arabisë Saudite.

Al-Ahli dëshiron transferimet e sulmuesit italian dhe është i gatshëm t’i shpenzojë 20 milionë euro për 33-vjeçarin, që ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025.

Përveç Lazios, Immobile karrierë ka bërë edhe te Sevilla, Torino, Dortmundi, Juventusi dhe Genoa.

Ai ka 17 gola të shënuar me Italinë në 57 paraqitje.