Instagram do të ketë një robot me inteligjencë artificiale

11/14/19 - ROWLEY, MA. - Instagram stock on Nov. 14, 2019. Photo by Ruby Wallau/Northeastern University

CEO i Meta Mark Zuckerberg ka thënë në muajin Shkurt se kompania ka një ekip që po punon në personat AI për Instagram, Messenger dhe WhatsApp.

Robotët e inteligjencës artificiale po shfaqen kudo së shpejti mund të shohim një të tillë në Instagram gjithashtu.

Inxhinieri Alessandro Paluzzi pretendon se platforma është duke përgatitur një agjent AI. Sipas imazheve të publikuara prej tij roboti do të mund ti përgjigjet pyetjeve dhe të japë këshilla.

Përdoruesit mund të zgjedhin mes 30 personaliteteve. Roboti bashkëbisedues mund të ndihmojë në shkrimin e mesazheve dhe përdoruesit mund ta thirrin duke përdorur simbolin @.

Është shumë herët për të folur se kur Instagram do të lançojë këtë funksionalitet. CEO i Meta Mark Zuckerberg ka thënë në muajin Shkurt se kompania ka një ekip që po punon në personat AI për Instagram, Messenger dhe WhatsApp.

Ndërkaq Paluzzi ka një rekord raportimi informacionesh të sakta. Ishte ai që zbuloi sistemin e verifikimit të Instagram pak javë përpara se Meta ta lançonte zyrtarisht.