Instagram lançon mjetet e verifikimit të moshës në më shumë vende të botës

Për të verifikuar moshën në Instagram duhet të përdorim një nga tre opsionet e lançuara ku mund të vendosësh numrin e ID, mund të bësh një video selfie ose të kërkosh nga miqtë e tu të verifikojnë moshë e tyre.

Instagram ka nisur një fushatë për verifikimin e moshës së personave të cilët duan të përdorin këtë aplikacion. Si fillim, ky veprim kryhej vetëm në SHBA dhe ditët e fundit kompania ka vendosur që të zgjerojë vendet të cilat do t’i nënshtrohen këtij rregulli.

“Ne po fillojmë të zgjerojmë testin tonë të verifikimit të moshës në Instagram në Meksikë, Kanada, Korenë e Jugut, Australi, Japoni dhe më shumë vende në Evropë. Kjo bazohet në një zgjerim në Indi dhe Brazil që njoftuam në Tetor, me më shumë vende do të vijë në muajt e ardhshëm,” tha një përfaqësues i Meta.

Për të verifikuar moshën në Instagram duhet të përdorim një nga tre opsionet e lançuara ku mund të vendosësh numrin e ID, mund të bësh një video selfie ose të kërkosh nga miqtë e tu të verifikojnë moshë e tyre.

Kompania Meta në një raport të bërë së fundmi ka treguar se 96% e adoleshentëve nuk i kanë shpëtuar dot verifikimit të moshës së tyre pavarësisht tentativa për të mos treguar moshën reale. Ky hap i ndërmarrë nga Instagram ndihmon të rinjtë ‘’të mos bien pre e botë së egër teknologjike’’.

/PCWorld Albanian