Intel nis prodhimin e çipeve për kompani të tjera

Marrëveshja e prodhimit është një prej arritjeve më të mëdha të Intel që kur lançoi vitin e kaluar biznesin e saj të fabrikave të prodhimit të çipeve.

Prodhuesi Amerikan i çipeve Intel tha ditën e Hënë se do të prodhojë çipe për kompaninë Tajvaneze MediaTek, një prej firmave më të mëdha në botë të dizajnit të çipeve.

Marrëveshja e prodhimit është një prej arritjeve më të mëdha të Intel që kur lançoi vitin e kaluar biznesin e saj të fabrikave të prodhimit të çipeve.

Një biznes fabrikash ndërton çipet që kompanitë të tjera i prodhojnë dhe Taiwan Semiconductor Manufacturing është një lojtar i madh në këtë industri.

Sakaq Intel kryesisht ka prodhuar vetëm çipet e saj. Edhe pse informacionet financiare apo sa çipe do të prodhojë Intel për llogari të MediaTek, u mësua se produktet e para do të prodhohen në 18-24 muajt e ardhshëm mbi një arkitekturë quajtur Intel 16.

Ndërkaq MediaTek tha se kompania ka adoptuar një strategji ku prodhimin e çipeve e bën në disa kompani, përfshirë këtu edhe TSMC.

Kjo nuk është marrëveshja e parë e biznesit të prodhimit të çipeve të Intel. Më herët kompania nisi bashkëpunimin me Qualcomm dhe Amazon. /PCWorld Albanian