Intel prezanton Thunderbolt 5 me shpejtësi 120Gbps, mbërrin në 2024

Versioni më i fundit do të plotësojë akoma më shumë nevoja të konsumatorëve. Për shembull me karikimin 240W, disa laptopë gaming dhe kompjuterë pune nuk do të kenë nevojë për një portë më vete karikimi.

Deri në tre herë në shumë gjerësi bande sesa Thunderbolt 4. Mbështetje për ekranet 8K, monitorë që mund të operojnë në frekuencën 540Hz dhe karikim 240W.

Këto janë disa prej veçorive të Thunderbolt 5, përpjekja më e fundit e Intel për krijimin e kabllit më të mirë për kompjuterët.

Kur Thunderbolt 4 debutoi në 2020, ngjante më shumë me një rafinim të Thunderbolt 3. Kishte të njëjtin maksimum bandwidth prej 40Gbps por efikasiteti i shtuar lejonte Intel që të standardizonte mbështetjen për ekranet 4K.

Intel kërkonte që të paktën një portë USB-C të kishte Thunderbolt 4.

Thunderbolt 5 nga ana tjetër është një hap i madh përpara. Është ndërtuar mbi specifikimin USB4 v2 që ofron të njëjtën shpejtësi por këtu Intel ka vendosur ti bëjë funksionalitetet kyçe të saj të detyrueshme.

Bëhet fjalë për një shpejtësi bazë prej 80Gbps dhe maksimalisht 120Gbps, ekrane 6K dhe një karikim minimal prej 140W me hapësirë për deri në 240W.

Duke qenë se fillimisht njihej si Light Peak, objektivi i Intel me Thunderbolt ishte zhvillimi i një kablli të vetëm që mund të plotësonte të gjitha nevojat për energji dhe transferim të dhënash.

Versioni më i fundit do të plotësojë akoma më shumë nevoja të konsumatorëve. Për shembull me karikimin 240W, disa laptopë gaming dhe kompjuterë pune nuk do të kenë nevojë për një portë më vete karikimi.

Kjo përkthehet në më pak kabllo. Intel më herët është shprehur se Thunderbolt 5 do të ofrojë mbështetje për DisplayPort 2.1 dhe PCIe 4.0. Kjo e fundit do të jetë e rëndësishme për kartat e jashtme grafike.

Intel thotë se Thunderbolt 5 do të vijë në kompjuterët e parë në 2024.