Inteligjenca artificiale e Google tashmë mund të gjenerojë dhe të shpjegojë kod

Përveç se të gjenerojë kod, Bard tashmë mund të ofrojë shpjegime të tyre. Do të ishte esenciale nëse sapo keni filluar të mësoni programim dhe të tregojë pse një bllok i caktuar ka atë lloj rezultati.

Roboti bashkëbisedues i Google tashmë ka aftësinë për t’ju ndihmuar në detyrat programuese. Gjiganti i teknologjisë tha se kodi ka qenë një prej kërkesave kryesore të përdoruesve dhe tashmë Bard mund të gjenerojë, të zbulojë probleme dhe të shpjegojë kodin.

Bard mund të shkruajë në 20 gjuhë programimi përfshirë C++, Java, JavaScript dhe Python. Gjithashtu përfshin integrime me disa produkte të tjera të Google që mund të eksportojnë kod në Colab, platformën cloud për Pythont ë kompanisë si dhe të ndihmojë në shkrimin e funksioneve për dokumentet Excel.

Përveç se të gjenerojë kod, Bard tashmë mund të ofrojë shpjegime të tyre. Do të ishte esenciale nëse sapo keni filluar të mësoni programim dhe të tregojë pse një bllok i caktuar ka atë lloj rezultati.

Dhe së fundi Bard mund të ndihmojë në zbulimin e problemeve të kodit. Google e pranon se në këtë pikë Bard mund të paraqesë kod që nuk prodhon rezultatet e pritura ose kodi është i paplotë. Gjiganti i teknologjisë sugjeron kontrollimin paraprak të përgjigjeve dhe testimin e tyre.

Gjiganti i teknologjisë hapi aksesi në robotin bashkëbisedues me AI në muajin Mars me ChatGPT që ka shpërthyer në popullaritet.