Interi eliminon Porton

Skuadra e Interit ka barazuar pa gola në ndeshjen kthyese ndaj Porto-s, e vlefshme për kualifikim në çerekfinalen e madhe të UEFA Champions League.

Dy skuadrat patën rastet e tyre për të shënuar gol, por që nuk arritën ta gjenin rrugën e rrjetës gjatë 97 minutave lojë.

Fal fitores në shtëpi me rezultatin minimal 1 me 0, me golin e shënuar nga Romelu Lukaku, ekipi italian siguron çerekfinalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Interi i bashkohet skuadrave si: Chelsea, Manchester City, Milan, Benfica dhe Bayern Munich.