Interi insiston për Moratan

Alvaro Morata do të rikthehet në futbollin italian pasi skuadra e Interit po insiston në shërbimet e tij. “AS” ka shkruar të enjten se Interi ka bërë gati ofertën për ta bindur Atletico Madridin në lirimin e Moratas. Tek Interi po synojnë ta transferojnë Moratan në fund të këtij sezoni dhe për kartonin e tij janë të gatshëm të ofrojnë deri në 30 milionë euro.

Morata po shihet si opsion i mirë për sulmin për sezonin e ardhshëm, pasi e ardhmja e Lautaro Martinezit dhe Romelu Lukakut mbetet në dyshim tek Interi. Lautaro mund të shitet, ndërsa Lukaku të kthehet te Chelsea, pasi Interi nuk do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij për shkak të lëndimeve të shumta këtë sezon.

Morata para këtij sezoni u kthye tek Atletico pas huazimit dyvjeçar te Juventusi dhe ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2024. Këtë sezon Morata ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar dy herë në 26 paraqitje në të gjitha garat.