Interi nuk e fal Romën

Interi nuk e ka falur Romën në ndeshjen e xhiros së 36-të në Serie A duke e mposhtur me rezultat 3-1 në Giuseppe Meazza.

I asistuar nga Matteo Darmian, Marcelo Brozovic e zhbllokoi rezultatin për Nerazzurët në minutën e 11-të të takimit.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi goli i dytë për zikaltrit. Romelu Lukaku asistoi për Matias Vecino dhe ky i fundit ishte i saktë (20’).

Giallorossët u kthyen në lojë me golin e Henrikh Mkhitaryan (31’), i cili u asistua nga Edin Dzeko.

Megjithatë, në pjesën e dytë, nikoqirët shënuan edhe një gol përmes Lukakut (90’) duke e fituar ndeshjen. Asistues ishte Achraf Hakimi, i cili e kreu gjithë punën dhe e priti arritjen e belgut.

Derisa Interi është shpallur kampion javë më parë dhe ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, Roma mbetet në zonën e Ligës së Evropës me dy pikë më shumë se Sassuolo që pësoi nga Juventusi.