Internet satelitor i Starlink del nga faza eksperimentale në Tetor

Kompania kishte vënë objektiv mbulimin në mbarë botë në Shtator të këtij viti. Faza eksperimentale ka qenë e kufizuar vetëm në Amerikën e Veriut dhe disa vende të Evropës.

Interneti satelitor Starlink i kompanisë së Elon Musk SpaceX do të përmbyllë fazën e testimit së shpejti.

Në rrjetin social Twitter Musk ju tha ndjekësve të tij se Starlink do të dalë nga faza eksperimentale muajin e ardhshëm. Teorikisht muaji Tetor duhej të jetë momenti ku përdoruesit nga e mbarë bota mund ta përdorin internetin satelitor të Starlink.

Kompania kishte vënë objektiv mbulimin në mbarë botë në Shtator të këtij viti. Faza eksperimentale ka qenë e kufizuar vetëm në Amerikën e Veriut dhe disa vende të Evropës.

SpaceX ka filluar të regjistrojë filiale në disa vende të botës si Filipinet apo Afrika e Jugut. Deri në Gusht Starlink kishte shitur 100 mijë pajisje për internetin e Starlink ndërsa ky numër pritet të rritet ndjeshëm ndërsa më shumë vende të botës fitojnë akses.

Interneti i shpejtë dhe me vonesa të ulëta transmetimi të Starlink mund të ngushtojë hendekun që ekziston sot kudo në botë të aksesit të internetit mes zonave urbane dhe rurale. /PCWorld Albanian