Interpoli vihet në kërkim të themeluesit të Terraform Do Kwon

Pasi autoritetet Koreane lëshuar një urdhër arresti për Kwon javën e kaluar, ai shkroi në rrjetin social Twitter se nuk ishte në arrati.

Pas kërkesës së prokurorëve Koreano-Jugore, Interpoli ka vendosur themeluesin e Terraform Labs Do Kwon në listën e “kuqe.”

Tani agjencie ligjzbatuese në mbarë botën duhet të arrestojnë Kwon nëse bëjnë identifikimin e tij pas kolapsit të kompanisë blockchain që themeloi duke ju humbur investitorëve 40 miliardë dollarë.

Pasi autoritetet Koreane lëshuar një urdhër arresti për Kwon javën e kaluar, ai shkroi në rrjetin social Twitter se nuk ishte në arrati.

Megjithatë prokurorët thanë se Kwon ishte larguar nga Koreja për të shmangur një hetim të mundshëm të tij pasi kishte njoftuar avokatët se nuk planifikonte të rikthehej.

Kwon dhe disa punonjës të Terraform janë nën hetim për mashtrim financiar dhe evazion fiskal pas kolapsit të stablecoin-ëve TerraUSD dhe Luna. Investitorët, shumica e të cilëve humbën paratë e tyre pas kolapsit, e akuzojnë atë për një skemë Ponzi.

Rënia e Luna luajti një rol edhe në kolapsin e fondit të investimit në kriptomonedha Three Arrows Capital. /PCWorld Albanian