iOS 17.3 sjell një opsion për mbrojtjen e të dhënave nëse humbisni iPhone

Risia e këtij versioni është funksionaliteti i ri “Stolen Device Protection.”

Apple ka lançuar iOS 17.3 dhe iPadOS 17.3, një rifreskim modest i cili nuk sjell ndonjë ndryshim madhor.

Risia e këtij versioni është funksionaliteti i ri “Stolen Device Protection.” Nuk përdoret për të lokalizuar një iPhone ose iPad të vjedhur, por për të mbrojtur të dhënat tuaja në rastin e humbjes së pajisjes.

Funksionaliteti u shfaq për herë të parë në versionet eksperimentale për zhvilluesit të iOS 17.3. Nëse dikush ju vjedh iPhone ose iPad dhe keni instaluar iOS 17.3, mund të bllokoni nga aksesi i pajisjes duke aktivizuar Face ID ose Touch ID.

Edhe nëse ato kanë kodin tuaj, nuk mund të çaktivizojnë apo ndryshojnë sistemet biometrike. Gjithashtu softueri vendos një detyrim 1 orë pritje për ndryshimin e kodit nëse një telefon apo tablet është në një vend të panjohur.

Stolen Device Protection e bën më të vështirë vjedhjen e të dhënave personale në rastin e humbjes së pajisjes. Përditësimi iOS 17.3 gjithashtu sjell listat e luajtjes të përbashkëta në Apple Music, mbështetje për AirPlay, është optimizuar identifikimi i përplasjeve dhe janë sjellë sfonde të reja.

Si me versionet e tjera iOS 17, duhet të keni një të paktën një iPhone XS, XS Max ose iPhone XR nga 2018 për instalimin e tij. Për tabletët, duhet të keni të paktën një iPad mini të gjeneratës së 5-të, iPad të gjeneratës së gjashtë, iPad Air të gjeneratës së tretë dhe modelet iPad Pro.