iOS 17.4 ka një surprizë për përdoruesit e iPhone 12

Apple prezantoi teknologjinë Qi2 15-vat me iPhone 13 dhe 14 kur mbërriti iOS 17.2 ndërsa iPhone 15 e kishte këtë teknologji që prej paketimit.

Me lançimin e iPhone 12, Apple vendosi të dyfishojë shpejtësinë e karikimit wireless në 15-vat nga 7.5-vat që ishte në iPhone 11.

Megjithatë kishte një sekret: vetëm karikuesit me brendin MagSafe të Apple mund të operonin në fuqinë maksimale 15-vat.

Tani përmes një përditësimi përdoruesit morën një surprizë. Lançimi i iOS 17.4 i hapi rrugë përdorimit të karikuesve Qi2 të palëve të treta të cilët mund të operonin në fuqinë maksimale prej 15-vat të karikuesve MagSafe.

Apple prezantoi teknologjinë Qi2 15-vat me iPhone 13 dhe 14 kur mbërriti iOS 17.2 ndërsa iPhone 15 e kishte këtë teknologji që prej paketimit.

Kur iPhone 12 debutoi në Tetor të 2020, standardi Qi2 nuk ekzistonte ende por vetëm standardi Qi që ishte i kufizuar në 7.5-vat. Duke qenë se iPhone 12 kishte mbështetjen MageSafe, natyrisht kishte mbështetje edhe për Qi2.

Apple ende nuk ka komenuar ndryshimin por teknologjia MagSafe e Apple është pjesë e bordit drejtues të Konsorciumit të Fuqisë Wireless (WPC) e cila zhvillon standardin Qi.