iOS 17 braktis iPhone 8 dhe iPhone X

Nëse keni një Apple Watch Series 4, do të përdorni watchOS 10, e cila vendos në fokus mini-aplikacionet.

Siç pritej, me lançimin e versioneve të reja të sistemeve operativ për disa produkte, kompania do të lërë pas disa gjenerata pajisjesh.

Nëse ende keni një iPhone 8, iPhone 8 Plus ose iPhone X, nuk mund të përditësoni në iOS 17. Me pak fjalë, iPhone juaj duhet të ketë procesorin A12 Bionic ose më të fundit për të instaluar iOS e ri.

Nëse keni një iPhone XR, XS, XS Max, iPhone SE, do të keni akses në funksionalitete si Live Voicemail, StandBy mode apo korrigjim automatik më i mirë.

Apple ka vendosur të shtojë ekrane të kyçjes që mund të përshtaten, aplikacionin Health, mini-aplikacione interaktive dhe shumë të tjera në iPad. Për fat të keq nëse keni një iPad të gjeneratës së pestë ose gjeneratën e parë të iPad Pro 12.9-inç nuk mund të instaloni iPadOS 17.

Tabletët që do të mbështeten nga iPadOS 17 vijojnë si mëposhtë:

iPad (gjeneratë e 6-të ose më vonë)
iPad mini (gjeneratë e 5-të ose më vonë)
iPad Air (gjeneratë e 3-të ose më vonë)
iPad Pro 12.9-inç (gjeneratë e 2-të ose më vonë)
iPad Pro 10.5-inç
iPad Pro 11-inç (gjeneratë e 1-rë ose më vonë)

Sa i takon përdoruesve të Apple Watch ka disa lajme të mira. Apple do të vijojë të mbështesë të gjitha pajisjet që kanë watchOS 9. Nëse keni një Apple Watch Series 4, do të përdorni watchOS 10, e cila vendos në fokus mini-aplikacionet.

E njëjta situatë vlen edhe për kompjuterët Mac me sistemin operativ më të ri macOS Sonoma. Këto janë modelet që do të mbështeten:

iMac (2019 ose më vonë)
Mac Pro (2019 ose më vonë)
iMac Pro (2019 ose më vonë)
Mac Studio (2022 ose më vonë)
MacBook Air (2018 ose më vonë)
Mac mini (2018 ose më vonë)
MacBook Pro (2018 ose më vonë)