iPhone 13 debuton në javën e tretë të Shtatorit

Është planifikuar shtimi i formatit video të cilësisë së larët ProRes. Këto video janë dizajnuar për editorët profesionistë të videove.

Apple pritet të lançojë iPhone 13 në javën e tretë të muajit Shtator së bashku me një opsion për 1TB memorie për modelet e rangut të lartë Pro.

Kujtojmë se vitin e kaluar iPhone 12 debutoi në Tetor për shkak të pandemisë së Covid-19. Bazuar në evenimentet e organizuara vitet e kaluar, Apple mund të prezantojë iPhone 13 ditën e Marte me 7, 14 ose 21 Shtator dhe me porositë që fillojnë të premtën e asaj jave.

Disa prej përmirësimeve të ndjeshme që iPhone 13 do të sjellë shkojnë për fotografët profesionistë sipas Bloomberg. Konkresisht raportohet se iPhone 13 do të ketë një modalitet portret edhe për videot ku sfondi turbullohet dhe objekti vendoset në fokus.

Apple e quan Cinematic Video. Gjithashtu është planifikuar shtimi i formatit video të cilësisë së larët ProRes. Këto video janë dizajnuar për editorët profesionistë të videove.

Sa i përket harduerit të kamerave presim një lente me kënd super të gjerë më cilësore. Në gjysmën e dytë të 2021 Apple ka prodhuar 130-150 milionë iPhone. iPhone 13 përfaqëson 35-45% të iPhone të ndërtuar vetëm në tre mujorin e tretë që mbyllet në Shtator.

Së fundit sa i përket kapacitetit, iPhone 13 do të ketë dyfishin e kapacitetit maksimal prej 512GB që ka linja iPhone 12. /PCWorld Albanian