iPhone 15 nuk do të ketë butona të volumit dhe ndezjes

Apple përdor këtë teknologji edhe për feebackun haptik të butonave në tastierën virtuale të iOS 16.

Modelet e ardhshme iPhone 15 Pro dhe 15 Pro Max mund të zëvendësojnë butonët mekanikë të volumit të audios dhe ndezjes me butonë që përdorin feedback haptik.

Sipas analistit të mirënjohur të Apple, Ming-Chi Kuo, i cili thotë se butonët mund të funksionojnë njëlloj si butoni “home” lançuar në iPhone 7, i cili nuk shtypet por dridhet në përgjigje të prekjeve.

iPhone 8, përfshirë gjeneratën e dytë dhe të tretë të modeleve buxhetore iPhone SE, kanë një buton të tillë i cili fuqizohet nga Motori Taptik i Apple.

Apple përdor këtë teknologji edhe për feebackun haptik të butonave në tastierën virtuale të iOS 16.

Përmes një cicërime Kuo shpjegon se Apple do të shtojë Motorin Taptik edhe për butonët anësore në modelet e rangut të lartë të iPhone 15. Kuo nuk përmend modelet bazë iPhone 15 ose iPhone 15 Plus të cilët mund të mbajnë butonët që kanë aktualisht.

Edhe pse jemi një vit nga debutimi i iPhone, ka pasur spekulime të shumta rreth tyre përfshirë zëvendësimin e brendit Pro Max me Ultra apo përdorimin e Ishullit Dinamik në të gjitha modelet.

iPhone 15 mund të bëhet iPhone i parë me USB-C. /PCWorld Albanian