iPhone SE i ardhshëm mund të jetë një zhgënjim

Një bateri më e madhe do të ishte e nevojshme për të kompensuar konsumin e teknologjisë 5G.

Apple mund të përdorë evenimentin e Pranverës për të përditësuar smartfonin me koston më të përballueshme. Sipas Bloomberg, Apple do të prezantojë gjeneratën e tretë të iPhone SE këtë vit me një debutim në Mars ose Prill.

 

Bazuar në informacionet e publikuara më herët, Mark Gurman i Bloomberg thotë se iPhone SE i ri do të ruajë dizajnin e iPhone 8 por të shtojë 5G dhe një procesor të ri, me shumë gjasa A15 nga iPhone 13.

Nuk përmenden ndryshime të tjera por nuk përjashtohet mundësia e rritjes së kapacitetit nga minimal në 128GB ose të përditësohen sensorët e kamerave të pasme. Një bateri më e madhe do të ishte e nevojshme për të kompensuar konsumin e teknologjisë 5G.

Nëse rrjedhja e informacionit është e vërtetë, iPhone SE do të jetë zhgënjim për ata që kanë pritur një smartfon me kosto të përballueshme por ekran më të madh. Aktualisht iPhone SE kushton 399 dollarë. /PCWorld