Irani teston raketën e re balistike (Video)

Irani njofoi se ka testuar me sukses një raketë të re, pavarësisht paralajmërimeve nga Uashingtoni.

Televizioni shtetëror transmetoi pamjet e nisjes së raketës Khoramshahr, e cila u shfaq së pari në një paradë ushtarake të profilit të lartë në Teheran.

Transmetuesi nuk dha asnjë datë për testin, edhe pse zyrtarët kishin thënë të premten se do të testoheshin “së shpejti”.

Lansimet e mëparshme të raketave iraniane kanë shkaktuar sanksione dhe akuza të Shteteve të Bashkuara, pasi ato “shkelin frymën e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 midis Teheranit dhe fuqive të mëdha”. /MESAZHI/

https://www.youtube.com/watch?v=LnOBdFqY5pk