Ish-presidenti i Ukrainës: Kjo është luftë kundër gjithë Perëndimit

Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se Rusia në Ukrainë nuk po bën luftë vetëm ndaj ukrainasve, por ndaj Perëndimit.

Poroshenko i ka bërë thirrje SHBA-së që t’i ofrojë aeroplanë luftarakë.

“Kjo nuk është luftë vetëm kundër Ukrainës, nuk është luftë vetëm kundër ukrainasve. Është luftë kundër vlerave tona, kundër gjithë Perëndimit, kundër SHBA-së, kundër Evropës, kundër Britanisë. Dhe të gjithë duhet ta kuptojnë se nën negociata, ne të gjithë duhet të jemi së bashku. Vërtetë e admiroj lidershipin që ka demonstruar presidenti Biden. Vërtetë admiroj atë që demonstroj në Kongres, por definitivisht na duhen aeroplanë, aeroplanë luftarakë. Dhe Polonia është e gatshme të na jap ne. Disa shtete evropiane janë të gatshme të na ofrojnë. Por, dua të zëvendësojnë aeroplanët e vjetër të kohës sovjetike, të cilat po i jepen Ukrainës, me F-16 apo A-10 apo çfarëdo modeli”, ka thënë Poroshenko, raporton AP. /koha