Izraeli fton Arabinë Saudite për të krijuar aleancë kundër Iranit

Izraeli i ka kërkuar Arabisë Saudite miratimin e krijimit të një aleance në Lindjen e Mesme kundër Iranit.

“Është koha të krijojmë një aleancë të çfarëdo lloji në Lindjen e Mesme për të luftuar terrorin,” tha ministri i brendshëm izraelit ,Avigdor Lieberman, në një intervistë me mediat gjermane

“Mbretërit e gjirit  kanë treguar se armiku kryesor i tyre nuk është Izraeli por Irani. Nuk është me rëndësi nëse kjo aleancë përbëhet nga myslimanët, hebrenjtë ose krishterët.”

Lieberman kritikoi pesë nga gjashtë shtetet që kanë nënshkruar heqjen e sankcioneve me Iranin, mes tyre edhe Gjermaninë./bs/