Izraeli ndërmerr bastisje të reja në Quneitra të Sirisë, vendos pika kontrolli

Forcat izraelite kanë ndërmarrë bastisje të reja në zonën e Quneitra-s në Siri, duke avancuar gjithashtu në pjesën e okupuar të Lartësive të Golanit dhe duke vendosur dy pika kontrolli ushtarake.

Operacioni ushtarak izraelit i zhvilluar të shtunën u përqendrua në fshatrat Ain Ziwan dhe al-Ajraf, në jug të vendit.

Prej muajsh, forcat izraelite kanë kryer inkursione pothuajse të përditshme në jug të Sirisë, veçanërisht në provincën e Quneitra-s. Këto veprime kanë përfshirë arrestime, ngritje të pikave të kontrollit dhe shkatërrim të tokave me mjete të rënda, duke shkaktuar zemërim dhe tensione në rritje mes banorëve lokalë. /mesazhi