Forcat izraelite kanë shndërruar Qytetin e Vjetër të Jerusalemit në një zonë të militarizuar, duke vendosur qindra policë nga zona Wadi al-Joz deri te portat Bab al-Amud dhe Bab al-Asbat.
Sipas autoriteteve lokale palestineze, besimtarët muslimanë u detyruan të falnin namazin e jacisë dhe teravive në rrugë, pranë Bab al-Sahira dhe Bab al-Amud, pasi hyrja në Qytetin e Vjetër u mbyll plotësisht dhe atyre iu ndalua hyrja në xhaminë Al-Aksa për të shënuar Natën e Kadrit.
Autoritetet izraelite vazhdojnë ta mbajnë të mbyllur xhaminë Al-Aksa për të 16-ën ditë radhazi, duke e arsyetuar me situatën e sigurisë të lidhur me luftën me Iranin.
Sipas njoftimeve, për herë të parë që nga viti 1967, besimtarëve iu është ndaluar falja dhe itikafi në Al-Aksa, ndërsa xhumaja e fundit e Ramazanit u zhvillua pa praninë e besimtarëve në këtë vend të shenjtë. /mesazhi






