Ja sa do të kushtojë Galaxy S24 në Europë

Smartfoni pritet të debutojë zyrtarisht muajin e ardhshëm ndërsa ditën e sotme u zbulua çmimi Europian i tre modeleve Galaxy S24.

Rrjedhjet e informacionit rreth Galaxy S24 nuk po ndalen ndërsa më i fundit hedh dritë mbi çmimet e modeleve të ardhshme flagship.

Smartfoni pritet të debutojë zyrtarisht muajin e ardhshëm ndërsa ditën e sotme u zbulua çmimi Europian i tre modeleve Galaxy S24.

Lajmi i mirë është se nuk do të jeni të detyruar të paguani më tepër për pajisjet e reja andaj le të shohim çmimet e modelit bazë.

  • Galaxy S24 128GB: 899 euro
  • Galaxy S24 256GB: 959 euro

Çmimi është ai i prituri. Nëse dëshironi të kaloni në variantin Plus, Galaxy S24+ çmimet janë si vijojnë.

  • Galaxy S24+ 256GB: 1149 euro
  • Galaxy S24+ 512GB: 1269 euro

I fundit por jo më pak i rëndësishmi është Galaxy S24 Ultra ku vihet re një diferencë e madhe mes modeleve.

  • Galaxy S24 Ultra 256GB: 1399 euro
  • Galaxy S24 Ultra 512GB: 1569 euro

Çmimi i modelit 1TB mbetet një mister. Gjithashtu duhet theksuar se këto janë çmimet Europiane të smartfonit. Seritë Galaxy S24 do të prezantohen më 17 Janar.