Ja sesi të krijoni një llogari në alternativën e Twitter quajtur Mastodon

Çdo gjë që postohet, shpërndahet dhe ruhet, bëhet në disa servera Mastodon dhe jo një server qendror.

Mastodon është një platformë open-source e medias sociale që ofron serverë të ndryshëm quajtur instanca. Ndryshe nga Twitter, që operohet nga serverë qendrorë, instancat e Mastodon operojnë të pavarura nga vetë përdoruesit.

Çdo instancë ka politikat e saj, termat e shërbimit, opsionet e privatësisë e shumë të tjera.

Edhe pse shumë i ngjashëm me Twitter, Mastodon ka disa gjëra që e diferencojnë siç është limiti prej 500 karakteresh. Njëlloj si Twitter gjithashtu përdoruesit mund të ndjekin llogari, të përdorin hashtage dhe të kenë një kohështrirje postimesh.

Ajo që ka penguar më së shumti përdoruesit të kalojnë në Mastodon është procesi i regjistrimit. Duke qenë se është një platformë e decentralizuar, fillimisht duhet ti bashkoheni një instance Mastodon për të filluar të postoni.

Çdo gjë që postohet, shpërndahet dhe ruhet, bëhet në disa servera Mastodon dhe jo një server qendror. Por duke filluar nga data 1 Maj kompania e ka bërë më të lehtë që përdoruesit të regjistrohen duke ju bashkuar një instance që merret si parësore.

Ja sesi të regjistroheni në Mastodon

  1. Shkarkoni aplikacionin Mastodon
  2. Nëse jeni në aplikacion klikoni Join mastodon.social
  3. Në ekranin tjetër lexoni rregullat dhe shtypni I Agree
  4. Në faqen Your Privacy, shtypni I Agree
  5. Më pas shkoni tek ekrani Create Account dhe vendosni informacionin e më pas shtypni Next
  6. Kontrolloni faqen Check Your Inbox dhe shtypni Open email app ku do të gjeni emailin konfirmues të Mastodon
  7. Pas këtyre hapave mund të kyçeni në aplikacionin Mastodon por do të postoni menjëherë pasi stafi i Mastodon rishikon aplikimin tuaj

Shkarkoni: Mastodon për Android | iOS