Joshua e fiton meçin “jetik” të karrierës

Anthony Joshua e ka fituar meçin kundër Jermaine Franklin në kategorinë e peshave të rënda në boks.

Boksieri britanik triumfoi pas 12 raundesh me vendim unanim të gjyqtarëve, shkruan lajmi.net.

Joshua kishte disa goditje të fuqishme në drejtim të Franklin në disa raunde.

Për Joshuan kjo përballje ishte “jetë a vdekje” për faktin se ka deklaruar paraprakisht se në rast të disfatës, ai do të tërhiqet nga boksi.

Përballja e shumëpritur mes Joshuas dhe Franklin u zhvilluar në “O2 Arena”./