Juventusit shënjestron madrilenin

Juventus duket se do të has në vështirësi në transferimin e një lojtari. Santiago Solari ka paralajmëruar Juventusin se Marcelo është ‘100 për qind ‘madrilen’. Raportet kanë dalë se braziliani ëhstë duke tentuar të ribashkohet me ish-bashkëlojtarin e tij, Cristiano Ronaldo te torinasit , por trajneri argjnetinas e bëri të qartë se ai nuk do të largohet. “Marcelo është kapiteni ynë i dytë, 100 për qind ‘madrilen’ dhe ne kërkojmë versionin më të mirë të gjithëve”, tha Solari, pas barazimit 1-1 me Barcelonën në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, përcjell lajmi.net. Pavarësisht nga deklaratat e trajnerit, 30-vjeçari ishte lënë në stol për tre nga katër ndeshjet e fundit të Madridit dhe u kritikua për performancën e tij kundër Barçës.