Juventusit shënjestron madrilenin
Juventus duket se do të has në vështirësi në transferimin e një lojtari.
Santiago Solari ka paralajmëruar Juventusin se Marcelo është ‘100 për qind ‘madrilen’.
Raportet kanë dalë se braziliani ëhstë duke tentuar të ribashkohet me ish-bashkëlojtarin e tij, Cristiano Ronaldo te torinasit , por trajneri argjnetinas e bëri të qartë se ai nuk do të largohet.
“Marcelo është kapiteni ynë i dytë, 100 për qind ‘madrilen’ dhe ne kërkojmë versionin më të mirë të gjithëve”, tha Solari, pas barazimit 1-1 me Barcelonën në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, përcjell lajmi.net.
Pavarësisht nga deklaratat e trajnerit, 30-vjeçari ishte lënë në stol për tre nga katër ndeshjet e fundit të Madridit dhe u kritikua për performancën e tij kundër Barçës.