Kampioni dhuron spektakël, West Ham në telashe

Manchester City nuk është përmbajtur në udhëtim te West Ham United, skuadër të cilën e mposhti 1:4 në stadiumin ‘Olimpik’ në kuadër të xhiros së 36-të.

Kjo është fitorja e 30 për Cityn këtë sezon, që ka arritur të shënoi 102 gola.

Sane, Zabaleta me autogol, Jesus dhe Fernandinho shënuan për fitoren e Cityt.

Golin e vetëm për West Hamin që seriozisht rrezikohet për rënie nga Premierliga e shënoi Cresswell.

Xhiron tjetër City pret Swansean, ndërsa West Ham luan në udhëtim te Leicester City.