Karta grafike Nvidia RTX 4070 mbërrin më 13 Prill

Karta grafike RTX 4070 pritet të vijë me bërthamën grafike AD104-250/251. Grafika ka 5888 bërthama CUDA dhe 12GB GDDR6X VRAM prej 21Gbps.

Karta grafike Nvidia RTX 4070 (jo-Ti) raportohet se do të dalë në shitje më 13 Prill duke qëndruar në një linjë me spekulimet e mëhershme.

Nvidia GeForce RTX 4070 do të jetë shtesa më e fundit e familjes RTX 40 “Ada” e cila u prezantua vitin e kaluar. Informatori Hongxing2020 në Twitter zbuloi datën e debutimit që është 1 muaj larg por ende brenda afateve të raportuara më herët nga burime të tjera.

Karta grafike RTX 4070 pritet të vijë me bërthamën grafike AD104-250/251. Grafika ka 5888 bërthama CUDA dhe 12GB GDDR6X VRAM prej 21Gbps.

Parashikohet që karta grafike të ketë një TGP prej 200W, ose një reduktim prej 10 përqind krahasuar me RTX 4070 Ti. Një tjetër detaj interesant është se konfigurimi i bërthamave të RTX 4070 është e ngjashme me RTX 3070 që gjithashtu ka 5888 bërthama CUDA.

Frekuenca bazë e RTX 4070 raportohet prej 1920Mhz dhe turbo prej 2475Mhz. Sa i takon çmimit, Nvidia GeForce RTX 4070 me shumë gjasa do të jetë afër 600 dollarëve, me një diferencë të konsiderueshme krahasuar me variantin Ti.

4070 Ti fillon nga 799 dollarë dhe RTX 4070 mund të sillet rreth 599 dollarëve, me një diferencë prej 200 dollarësh. Gjithashtu do të jetë 100 dollarë më i kushtueshëm sesa RTX 3070. /PCWorld Albanian