Karta grafike RTX 3060 e Nvidia më e përdorura në Steam

Përgjatë viteve kemi parë modelet 70, 60 dhe 50 të jenë më populloret në treg. Por së fundi edhe variante si RTX 3070 dhe RTX 3080 po shfaqen në mesin e 10 kartave grafike më popullore.

Nuk ka dyshim se Nvidia mbetet prodhuesi më popullor i kartave grafike në mesin e gamerave, dhe kjo tregohet mësë miri në anketën e harduerit të Steam ku grafikat GeForce qëndrojnë në krye.

Sipas të dhënave të muajit Mars 2023, Nvidia ka 82.63 përqind ndërsa AMD 10.82 përqind në mesin e 135 milionë përdoruesve të Steam ku 26-27 milionë janë në të njëjtën kohë në platformë.

73.95 përqind e përdoruesve të Steam kanë Windows 10 64-bit ndërsa 22.41 përqind kanë Windows 11 64-bit.

Por duke u kthyer tek grafikat, RTX 3060 tashmë është karta grafike më popullore duke zëvendësuar GTX 1650. Afro 10.67 përqind e përdoruesve kanë këtë kartë grafike.

RTX 2060 dhe GTX 1060 janë karta e dytë dhe e tretë më e përdorur nga gamerat në Steam me 8.05 përqind dhe 7.85 përqind respektivisht.

Përgjatë viteve kemi parë modelet 70, 60 dhe 50 të jenë më populloret në treg. Por së fundi edhe variante si RTX 3070 dhe RTX 3080 po shfaqen në mesin e 10 kartave grafike më popullore.

Një tjetër detaj i anketës së Steam është se 46.59 përqind e përdoruesve kanë procesor me 6 bërthama. Afro 74.46 përqind e tyre kanë procesor Intel dhe 25.54 përqind e tyre procesor AMD.