Kartat grafike RTX 5000 vinë vitin e ardhshëm me 2 herë më shumë performancë

Krahasuar me Lovelace do të sjellë një rritje masive të performancës. Me Blackwell pritet 2 herë më shumë performancë.

Tërheqja e RTX 4080 12GB, zhgënjimi i RTX 4060 Ti dhe çmime të cilat nuk justifikojnë rritjen e performancës të një gjenerate, seritë Ada Lovelace nuk kanë qenë triumfi më i madh i Nvidia dhe për këtë arsye kompania mund të jetë duke menduar për gjeneratën e re.

Gjatë prezantimit të CEO së Nvidia Jensen Huang në Computex gjatë kësaj jave, ai përmendi arkitekturën e re Hopper. Nvidia ka lançuar arkitekturën Hopper për qendrat e të dhënave, sipërmarrjes dhe AI.

Por tani spekulohet se Hopper Next mund të përdoret në kartat grafike gaming.

Sipas informatorëve të industrisë, Hopper Next do të vijë në linjën e kartave grafike gaming të Nvidia me emrin e koduar Blackwell. Arkitektura do të aplikohet në disa segmente produktesh përfshirë seritë RTX 5000.

Krahasuar me Lovelace do të sjellë një rritje masive të performancës. Me Blackwell pritet 2 herë më shumë performancë.

Seritë RTX 5000 do të bazohen në procesin 3-nanometër të TSMC edhe pse Huang nuk hodhi poshtë përdorimin e teknologjisë prodhuese të Intel në të ardhmen.