Këto janë ndeshjet që do të luhen sonte

Sonte përsëri do të ketë ndeshje të shumta futbollistike.

Në program sonte janë tri ligat më të forta: Premier Liga, Serie A dhe La Liga, transmeton Indeksonline.

Sa i përket Premier Ligës sonte janë dy ndeshje: Leicester-Brighton nga ora 19:00 dhe derbi londinez, Tottenham-West Ham nga ora 21:15.

Kurse në Serie A janë katër ndeshje në aksion. Nga ora 19:30 luhen dy ndeshje: Spal-Cagliari dhe Verona-Napoli.

Ndërsa në ora 21:45 zhvillohen ndeshjet: Genoa-Parma dhe Torino-Udinese.

Pastaj në La Liga kemi tri ndeshje në program. Nga ora 19:30 luhen Levante-Atletico Madrid dhe Valladolid-Getafe.

Në ora 22:00, zhvillohet derbi spanjoll mes Barcelonës dhe Athletic Bilbaos.