Khan: Askush nuk foli për dështimin e marrëveshjes postBrexit me BE

British Labour party London mayoral candidate Sadiq Khan addresses protesters gathering in a rally against a proposed expansion of Heathrow Airport in Parliament Square in London on October 10, 2015. Prime Minister David Cameron's government is considering whether to approve a third runway at Heathrow or expand air capacity in southeast England at another airport such as London Gatwick. A decision is expected by the end of the year. AFP PHOTO / JUSTIN TALLIS (Photo credit should read JUSTIN TALLIS/AFP/Getty Images)

Kur në vitin 2016 britanikët votuan në referendumin për Brexit, askush nuk kishte folur gjatë fushatës elektorlae për rrezikun e një marrëveshjeje të munguar me BE-në, deklaroi sot kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan gjatë një manifestimi.

“Nuk po kërkojmë një referendum të dytë apo të tretë. Këtu po themi se pjesa më e madhe e premtimeve nuk janë mbajtur. Askush nuk foli atëhere për një Brexit të keq apo për një mosarritje marrëveshjeje”, shtoi ai.

”Në këto rrethana është më demokratike për t’u dhënë britanikëve të drejtën për të thënë nëse pranojnë apo jo rezultatin e negociatave mes qeverisë dhe BE-së”, theksoi Khan.

Për manifestimin e zhvilluar sot nuk ka ende të dhëna për pjesëmarrjen, ndërkohë që flitet për një numër të madh qytetarësh. Burimet flasin për një pjesëmarrje nga 250 mijë persona deri në gjysmë milioni./ ATSH-ANSA