Kjo është deputetja e parë myslimane në Suedi (Foto)

Në Suedi, ku politikat kundër emigrantëve janë në rritje, Laila Ali Elmi, me origjinë somaleze, u zgjodh deputete e Partisë së Gjelbër dhe u bë deputetja e parë myslimane dhe me shami në këtë vend.

Laila Elmi, që para zgjedhjeve nuk njihej shumë dhe ishte treguar kandidate në radhë të 21-të nga partia, në mënyrë të paparashikuar mori vota më shumë se kandidatët e tjerë në listë dhe u bë gruaja e parë myslimane dhe e mbuluar, që ka hyrë në Parlamentin Suedez, Riksdag.

Elmi mori një mijë e 461 vota. Ajo kishte hyrë në listën e kandidatëve nga Goteburg të Suedisë ku jetojnë shumë afrikanë lindorë.

Elmi, me origjinë somaleze, hapin e parë në jetën e politikës, e hodhi në vitin 2014-të me detyrën në këshillin e bashkisë së Angeres në periferi të Goteburgut.

Partia e Gjelbër zë vend si partia e katërt e parlamentit suedez me 349 karrige dhe në zgjedhjet e fundit siguroi 25 prej tyre.

Në zgjedhjet e zhvilluara në Suedi në 9 shtator 2018, Partia Demokratike e Suedisë, që është kundër emigrantëve, mori 17,6% të votave duke i vënë ‘vulën’ zgjedhjeve.

Image result for laila ali elmiRelated imageRelated image