Klopp: E merituam humbjen

Menaxheri i Liverpool Jürgen Klopp ka thënë se skuadra e tij me meritë pësoi humbje në raundin e dytë të grupit C të Ligës së Kampionëve kundër Napolit me 1:0.

Liverpool pas fitores ndaj PSG 3:2 humbi nga Napoli me golin e Lorenz Insgine në minutën 90.

“Humbja ishte e merituar, nuk ka nevojë për arsyetime. Ne kishim disa momente tona, por shumë shpesh formacioni nuk ishte i mirë. Kemi mbushur vendet e gabuara. Tre mesfushorë, puna ishte pothuajse e pamundur”, tha Klopp për BT Sport.